Olta Gixhari flet më në fund për pjesmarrjen e motrës së saj në “Big Brother Vip”
Tre ditë më parë startoi edicioni i katërt i “Big Brother Vip”, ku pjesë e personazheve pjesmarrës ishte edhe gazetarja Gerta Gixhari.
Ajo çka u komentua më së shumti në rrjet ishte mungesa e mbështetjes nga motra e saj, Olta Gixhari, me të cilën është përfolur për një krisje për vite me rradhë.
Fakti që aktorja nuk bëri asnjë postim mbështetës për motrën e saj, u kthye në një çështje për t’u komentuar nëpër rrjetet sociale.
Mirëpo, pas tre ditësh Olta ka ardhur me një reagim publik, ku është shprehur e lumtur për komentet e publikut ndaj Gertës.
“Kam qenë shumë e emocionuar këto 3 ditë, kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin! Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën!
Uroj të jetë kështu deri në fund. Fillimi i mbarë, gjysma e punës”- ka shkruar Olta në InstaStory krahas fotos së Gertës.
Screenshot