Parashqevia jep intervistën e parë: “Po bëhem më mirë. Rruga drejt yjeve…”
Parashqevi Simaku, e cila së fundmi është konsideruar nga ABC7 si “Madona e Shqipërisë,” ka folur për herë të parë pas publikimit të videos që tregonte momentin kur ajo merrte ndihma sociale në Penn Station, New York.
Në një intervistë për Eyewitness News, këngëtarja legjendare shprehu reflektimet e saj mbi jetën dhe mbështetjen që ka marrë nga komuniteti shqiptaro-amerikan pas kësaj ngjarjeje.
Simaku, e cila ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare, theksoi:
“Askush nuk shkon nga rrugët drejt yjeve, por unë po bëhem më e mirë dhe komuniteti im vazhdon të më mbështesë.”
Deklarata e saj vjen pas një vale solidariteti që u ngrit nga bashkëatdhetarët shqiptarë në Amerikë dhe më gjerë.
Kjo mbështetje përfshinte jo vetëm dhurata dhe ndihmë konkrete, por edhe një përqafim të ngrohtë nga fansat dhe personalitetet e njohura të komunitetit, si Elton Ilirjani, i cili ishte ndër të parët që e takoi Simakun dhe i ofroi ndihmë.