Njëra më e bukur se tjetra, Grida Duma prezanton edhe motrën tjetër
Në familjen e Grida Dumës, bukuria qenka gjenetike dhe moderatorja e njohur nuk qenka “i vetmi yll” që shkëlqen në të. Ndërsa njëra prej motrave të saj, Geris, ishte bërë e njohur pas dasmës së saj pak vite më parë, Grida ka prezantuar sot edhe motrën tjetër.
Ajo quhet Gledis dhe sipas asaj që rrëfen ish politikania në postim, jeton në një kontinent tjetër.
Grida ka zgjedhur të urojë sot Krishtlindjet me foton e saj duke ndarë edhe disa copëza nga jeta familjare.
“Krishtlindje të bekuara!
Më e bukura ndjesi e këtyre Krishtlindjeve është urimi i shtuar në çdo mesazh për familjen. Në të gjitha urimet edhe mesazhet që më shkruajnë të rinjtë dëshirojnë e urojnë për familjen.
Mendimet e urimet e lutjet shkojnë tek ata që na mungojnë, e mungesa i bën më të shtrenjtë. Nuk më mungon vetëm ajo, por largësia e distanca me kontinente mes nesh, prej dekadash, më ka bërë shpesh të përmallohem për të.
Një urim për motren time tjeter, Gledis, që është gjithmonë e ndryshme, e vrullshme e paparashikueshme, një kapitull i ri surprizues për jetët tona!
Për këdo që beson, ëndërron, imagjinon e kërkon plotësi shpirterore me familjen, edhe më shumë Gëzuar“, shkruan Grida Duma.