Familja Nolfe del sot me deklaratë publike: “Kërc*ënimet me vdekje për Parashqevinë…”

vovalbania December 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Familja Nolfe del sot me deklaratë publike: “Kërc*ënimet me vdekje për Parashqevinë…”

Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili prej dy javësh tanimë po kujdeset për artisten shqiptare, Parashqevi Simakun ka dalë me një tjetër deklaratë sa i përket situatës së artistet si dhe familjes së ish-bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Eltoni bën me dije se është në kontakte të vazhdueshme me ish-bashkëshortin e Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, duke dhënë më tej lajmin e mirë se takimi mes artistes shqiptare dhe djalit të saj, Lukës, do të ndodhë së shpejti.

“Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe! Takimi mes Robert, djalit dhe Parashqevi Simaku do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë kërkoj publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe! Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun!”, shkruan biznesmeni.

Në vijim Eltoni ka publikuar dhe një deklaratë të familjes Nofle, konkretisht të bashkëshortes së Robert Nofle. Ajo ka theksuar se asnjëherë nuk do të largonte një fëmijë nga nëna e tij, por duke u gjendur në atë situatë ku Parashqevia nuk ishte në jetën e saj, zonja Nofle thotë se i duhej të ndihmonte Lukën që të rritej me ngrohtësi dhe dashuri.

“Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë.

Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të dashur. I uroj Parashqevisë gjithë të mirat që i nevojiten për të jetuar një jetë të lumtur dhe të mirë me djalin dhe familjen e saj. Isha në këtë situatë duke i besuar Robertit. E dija që ajo ishte një këngëtare nga Shqipëria si një yll adoleshent, por me të vërtetë nuk dija shumë për të”, thuhet në deklaratën e familjes Nofle të publikuar nga Elton Ilirjani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66289 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE