Fejohet Dua Lipa me partnerin, dalin pamjet (Foto)
Dua Lipa do të hyjë në vitin 2025 si nuse e ardhshme pasi i dashuri Callum Turner i propozoi së fundmi për martesë.
Miqtë i thanë “The Sun” se dyshja u fejuan në fshehtësi dhe po planifikojnë të festojnë me miqtë dhe familjen e tyre në natën e Vitit të Ri.
Me sa duket 2024-a po mbyllet mrekullisht për Duan, 29 vjeç dhe aktorin Callum, 34 vjeç, të cilët kanë qenë në një lidhje romantike që nga fillimi i këtij viti.
Një burim anonim tha:
“Dua dhe Callum janë kaq të dashuruar dhe e dinë se kjo do të jetë përgjithmonë. Ata janë të fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj në aspektin profesional dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje kaq e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familja dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur. Ka qenë një Krishtlindje e mrekullueshme për ta.”
Dua, hitet e së cilës përfshijnë “New Rules”, “Physical” dhe “Houdini”, postoi një foto në Instagram ku ajo mbante një unazë ndyshe në gishtin e fejesës.
Së fundmi ajo ka përfunduar pjesën e parë të turneut të saj dhe është kthyer në Britaninë e Madhe, nga Azia, për të kaluar Krishtlindjet me familjen dhe Callum.
Javën e kaluar “The Sun” zbuloi se Dua dhe Callum po planifikonin një festë të madhe për Vitin e Ri në Londër. Tashmë ky do të jetë një shans që ata të festojnë fejesën e tyre.
Një burim i brendshëm shtoi: “Dua dhe Callum do ta bëjnë festën e fejesës në një vend sekret me të gjithë miqtë e tyre të ftuar, së bashku me familjet e tyre.”
Ata u panë për herë të parë së bashku në janar në një festë për premierën e mini-serialit të Callum. Ata vallëzuan në Beverly Hills përpara se të fotografoheshin së bashku për herë të parë ditë më vonë, duke darkuar me miqtë në Los Angeles.
Callum iu bashkua familjes së Duas këtë verë dhe gjithashtu ishte në disa koncerte të saj të fundit.
Ndonëse dyshja nuk kanë shumë kohë që njihen, duket se e kanë gjetur veten tek njëri-tjetri shumë shpejt dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’u urojmë jetë të lumtur së bashku!