Me lot në sy, Enada flet për ndarjen nga Gerti: “Ende kam ndjenja për të, por…”

vovalbania December 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me lot në sy, Enada flet për ndarjen nga Gerti: “Ende kam ndjenja për të, por…”

Pas ndarjes së bujshme të Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, një çift i dashur për publikun, artistja foli për herë të parë në një intervistë emocionuese, duke ndarë ndjenjat e saj të sinqerta dhe reflektimet mbi këtë kapitull të jetës.

E përlotur, Enada pranoi se ende ruan ndjenja për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ndan edhe një djalë.

Ajo u shpreh hapur, duke theksuar se mohimi i këtyre ndjenjave do të ishte një gënjeshtër, jo vetëm ndaj të tjerëve, por edhe ndaj vetes.

“Unë nuk mund të them që jam e çliruar totalisht nga ndjenja. Do gënjeja veten dhe të gjithë ata që më njohin. Nuk është e lehtë për mua… Brenda meje ka ndjenja, ka por siç e thash tashmë duhet të respektoj veten më shumë se kurrë! Sido që të shkojë jeta ime unë jam e lumtur për atë çfarë kam përjetuar, për vërtetësinë e gjithçkaje që unë kam dhënë, për gjithë jetën që kam jetuar”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66010 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE