Do habiteni!! Publikohen fotografi të Parashqevisë që s’janë parë kurrë më herët
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Do habiteni!! Publikohen fotografi të Parashqevisë që s’janë parë kurrë më herët](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/01//do-habiteni-publikohen-fotografi-te-parashqevise-qe-sjane-pare-kurre-me-heret.jpg)
Gazetari kosovar Bahtir Cakolli ka ndarë me publikun disa fotografi të rralla dhe ekskluzive nga vitet ’90, ku ai shihet duke realizuar një intervistë me këngëtaren e njohur shqiptare, Parashqevi Simakun.
Fotot e veçanta janë publikuar nga gazetari në rrjetet sociale, duke u bërë menjëherë temë diskutimi.
“Kujtime me Parashqevi Simakun, në intervistën e parë me të gjatë fillimviteve të 90-ta. Kënaqësi biseda me të, por edhe thjesht interpretimi dhe zëri i saj i mahnitshëm!” – ka shkruar Cakolli, duke rikujtuar një nga momentet e veçanta të karrierës së tij si gazetar.
![Slideshow Image](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/01/do-habiteni-publikohen-fotografi-te-parashqevise-qe-sjane-pare-kurre-me-heret-67756528699ed.jpg)
![Slideshow Image](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/01/do-habiteni-publikohen-fotografi-te-parashqevise-qe-sjane-pare-kurre-me-heret-67756529f0141.jpg)
![Slideshow Image](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/01/do-habiteni-publikohen-fotografi-te-parashqevise-qe-sjane-pare-kurre-me-heret-6775652b85e99.jpg)
![Slideshow Image](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/01/do-habiteni-publikohen-fotografi-te-parashqevise-qe-sjane-pare-kurre-me-heret-6775652c78b18.jpg)
❮ ❯
.custom-slideshow { position: relative; max-width: 100%; overflow: hidden; } .custom-slideshow .slides-container { display: flex; transition: transform 0.5s ease-in-out; } .custom-slideshow .slide { min-width: 100%; display: none; } .custom-slideshow .slide.active { display: block; } .custom-slideshow .prev-arrow, .custom-slideshow .next-arrow { position: absolute; top: 50%; transform: translateY(-50%); background-color: rgba(0, 0, 0, 0.5); color: white; border: none; cursor: pointer; padding: 10px; z-index: 10; font-size: 18px; } .custom-slideshow .prev-arrow { left: 10px; } .custom-slideshow .next-arrow { right: 10px; } .custom-slideshow .prev-arrow:hover, .custom-slideshow .next-arrow:hover { background-color: rgba(0, 0, 0, 0.8); }
Këngëtarja, e cila dikur magjepste publikun shqiptar me zërin dhe interpretimin e saj, ka qenë në fokusin e mediave ditët e fundit.
Shfaqja e saj në televizion në SHBA, ku u raportua se jeton si e pastrehë, ka prekur zemrat e shqiptarëve kudo në botë dhe ka rikthyer vëmendjen ndaj jetës dhe karrierës së saj.
Kujtimet e ndara nga gazetari Cakolli përbëjnë një reflektim të veçantë mbi një epokë ku Parashqevi Simaku ishte një yll i padiskutueshëm i muzikës shqiptare.