“Faleminderit Zotit dhe Robertit”- Parashqevia takon djalin e saj, publikohet momenti emocionues (Video)

vovalbania January 03, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Faleminderit Zotit dhe Robertit”- Parashqevia takon djalin e saj, publikohet momenti emocionues (Video)

Pas një pritjeje të gjatë dhe emocionuese, ikonës shqiptare Parashqevi Simaku i është realizuar ëndrra më e madhe: ribashkimi me djalin e saj, Lukën, dhe ish-bashkëshortin, Robert Nolfe.

Lajmin emocionues e ka ndarë biznesmeni Elton Ilirjani, i cili prej disa javësh ka qenë një mbështetje e madhe për këngëtaren e njohur.

Përmes disa postimeve në InstaStory, Ilirjani ka publikuar fotografi dhe video ku këngëtarja shfaqet pranë djalit të saj, duke reflektuar momente prekëse të dashurisë familjare.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2025/01/InShot_20250103_200027445.mp4

Ribashkimi vjen pas një periudhe të gjatë izolimi dhe ndarjeje nga familjarët e saj. Prej vitesh, Simaku jetonte në kushte të vështira si e pastrehë në Shtetet e Bashkuara, derisa vetëm dy javë më parë u gjend rastësisht nga një televizion amerikan.

Ky takim prekës shënon një kapitull të ri në jetën e Parashqevi Simakut, duke sjellë jo vetëm shpresë, por edhe një dëshmi të forcës dhe dashurisë familjare që triumfon mbi çdo vështirësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66355 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE