Laerti rrëfen pse nuk krijon dot lidhje brenda Big Brother: “Vëllai i Madh nuk…”

vovalbania January 03, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Laerti rrëfen pse nuk krijon dot lidhje brenda Big Brother: “Vëllai i Madh nuk…”

Debatet vazhdojnë të jenë në kulm në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip”.

Së fundmi, një përplasje mes Valbonës dhe Amberit ka tërhequr vëmendjen e publikut. Amberi u shpreh se ka hyrë në këtë garë me qëllimin për të “çjerrë maskat e të gjithëve,” një deklaratë që ndezi diskutime të shumta në shtëpi.

Pas këtij debati, Valbona u pa në oborr duke biseduar me Jozin dhe Laertin. Gjatë kësaj bisede, Laerti ndau një detaj nga jeta e tij personale, duke zbuluar motivin kryesor që e ka shtyrë të marrë pjesë në “Big Brother.” Ai tregoi se po përballet me vështirësi ekonomike dhe se banka është në procesin e marrjes së shtëpisë së familjes së tij.

Aktori foli edhe për mundësinë e një romance brenda spektaklit.

“Pse Laerti e sheh Valbonën, është gocë shumë e bukur dhe më pëlqen. Siç çdo mashkulli do t’i pëlqente. A e dua për të dashur? Jo, sepse në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk mund të kesh të dashur. Të kesh të dashur do të thotë të kesh edhe marrëdhënie fizike. Këtu marrëdhënia fizike fluturon jashtë. Unë nuk kam ardhur të fluturoj jashtë”, tha Laerti, duke shtuar më pas: “Unë i kam premtuar mamasë sime të bëj të pamundurën të shpëtoj banesën që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65975 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE