Më në fund ndodhi! Parashqevi Simaku takohet me djalin dhe ish-burrin
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Më në fund ndodhi! Parashqevi Simaku takohet me djalin dhe ish-burrin](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/01//me-ne-fund-ndodhi-parashqevi-simaku-takohet-me-djalin-dhe-ish-burrin.jpg)
Momenti i shumëpritur erdhi: Parashqevi Simaku është takuar me djalin e saj, Lukën, dhe ish-burrin e saj, Robert Nolfe.
Lajmin e bën të ditur biznesmeni Elton Ilirjani, i cili prej javësh tashmë është në ndihmë të ikonës shqiptare.
Ai ka publikuar disa foto në InstaStory ku shihet Parashqevi Simaku me djalin e saj, Lukën.
Kujtojmë që prej vitesh Simaku nuk ishte takuar me asnjë prej familjarëve të saj.
Ajo jetonte si e pastrehë në Amerikë, dhe u gjet vetëm 15 ditë më parë rastësisht nga një televizion amerikan.