Mes lotësh, Olta Gixhari kërkon nga Atilla këtë gjë: “Të lutem, mos…”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Mes lotësh, Olta Gixhari kërkon nga Atilla këtë gjë: “Të lutem, mos…”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/01//mes-lotesh-olta-gixhari-kerkon-nga-atilla-kete-gje-te-lutem-mos.jpg)
Në një moment prekës mbrëmjem e djeshme në Big Brother VIP Kosova 3, opinionistja Olta Gixhari ka shpërthyer në lot teksa i ka bërë një thirrje publike Atillës, babait të fëmijëve të Drenushës.
Olta ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Drenushën, duke e lidhur sjelljen e saj të fundit në shtëpi me mungesën dhe mallin për fëmijët.
“E kuptoj shumë mirë për Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët. Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi, e gjithë forca që tregon, i gjithë ky kombinimi i emocioneve që na ke dërguar nga ajo shtëpi natyrisht që ka vetëm një emër: malli për fëmijët.”
Olta i bëri apel Atillës që të mos i pengojë fëmijët të takojnë nënën e tyre, duke e quajtur këtë veprim të padrejtë dhe të dëmshëm për mirëqenien e fëmijëve.
“Kjo që po bën nuk është e drejtë. Nuk gjej fjalë që çfarë fuqie duhesh të kesh që të bësh këtë veprim. I bëj thirrje të lutem, për të mirën e fëmijëve, të mos i pengosh takimin me nënën e tyre.”