Nuk i foli nëna e Gjestit, Xheneta bën deklaratën e papritur
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Nuk i foli nëna e Gjestit, Xheneta bën deklaratën e papritur](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/01//nuk-i-foli-nena-e-gjestit-xheneta-ben-deklaraten-e-papritur.jpeg)
Në një bisedë të tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka ndarë ndjenjat e saj lidhur me mungesën e mbështetjes nga familja e Gjestit gjatë një situate delikate.
Ajo ka treguar se ndihet e zhgënjyer nga veprimet e tyre, duke e lidhur këtë me ndikimin e komenteve negative që ata mund të kenë marrë jashtë shtëpisë.
“Unë atë natë nuk desha ta shprehi fare, më ka kuptuar Gresa dhe Xuxi. U preka shumë, për shkak se kuptova se qenkan ndikuar nga komentet negative. Çdo prind dhe çdo motër e vëllai preket kur e shohin të acaruar në atë mënyrë. Duke u bazuar në familjen time nuk besoj se e kishin bërë një gjë të tillë,” ka thënë Xheneta, duke reflektuar mbi situatën dhe vlerat familjare që ajo ndjek.