Olta Gixhari reagon e emocionuar pas takimit të Parashqevisë me familjen

vovalbania January 04, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari reagon e emocionuar pas takimit të Parashqevisë me familjen

Olta Gixhari ka bërë një reagim pasi këngëtarja Parashqevi Simaku u takua me djalin e saj, Lukën, dhe ish-burrin, Robert Nolfe.

Aktorja ka shpërndarë në InstaStory momentin e takimit të Parashqevisë me djalin dhe krahas shkruan e emocionuar: “Më në fund”.

Elton Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe.

“Ai është nervoz. Faleminderit, Zoti të bekoftë ty Elton dhe Zoti bekoftë Robertin”, u shpreh në fillim këngëtarja, teksa dukej qartë emocioni që po përjetonte dhe mirënjohja për ata që e ndihmuan të bënte ëndrrën e saj realitet.

“O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

I pyetur nga Elton Ilirjani, Luke Nolfe pohoi se ndihet mirë që ritakoi pas shumë vitesh nënën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66017 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE