Egli vë papritur në dyshim ‘burrërinë’ e Xumit gjatë debatit!

vovalbania January 10, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egli vë papritur në dyshim ‘burrërinë’ e Xumit gjatë debatit!

Një situatë e tensionuar ka ndodhur mes Eglit dhe Xumit pas një komenti të këtij të fundit lidhur me ushqimin.

Gjatë një bisede me Gjestin, Xumi ironizoi duke thënë se “kush e di çfarë i kanë hedhur salcës së filetos,” duke aluduar për gatimin e Eglit dhe Rozanës.

Egli reagoi menjëherë, duke kërkuar që Xumi të mos përdorte ushqimin si shembull dhe duke shprehur pakënaqësinë e saj. Komenti ndezi një debat ku Xumi insistoi se nuk kishte për qëllim ta ofendonte, por Egli e mori si sulm personal.

Gjatë diskutimit, Egli përdori fjalën “zemra,” e cila e kënaqi Xumin, i cili e kërkoi ta përsëriste. Megjithatë, Egli, e acaruar, i tha: “Unë e di se flas me burrë…” dhe u largua nga biseda.

Debati u përshkallëzua më tej, kur Egli i kërkoi Xumit të mbahej më korrekt në sjellje. Në një moment, Xumi pranoi hapur se ishte xheloz, por Egli e këshilloi ta mbante për vete dhe ta shmangte dramatizimin publik.

Në fund, Egli e mbylli debatin duke theksuar se situatat private nuk duhen bërë spektakël publik, duke i thënë Xumit: “Vetëm ti nuk mund të flasësh për privatësinë, kur të gjithë e dëgjojnë Shqipëria.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66086 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE