Zbulohet historia e trishtë e jetës së Gjestit
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Reagojnë të afërmit e Gjestit pas hyrjes së tij në BBVA: “Jemi pa fjalë”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/01//reagojne-te-afermit-e-gjestit-pas-hyrjes-se-tij-ne-bbva-jemi-pa-fjale.jpg)
Besart Kelmendi, i njohur nga publiku si Gjesti, është padyshim një nga banorët më të komentuar aktualisht në Big Brother VIP.
Gjatë qëndrimit në BBVIP Kosova, Gjesti tërhoqi vëmendjen me karizmën dhe lojën e tij të fortë.
Pas 85 ditësh qëndrimi, Gjesti u largua të hënën, megjithatë, ai i befasoi të gjithë shqiptarët ditën e martë, kur hyri si banor zyrtar në Big Brother VIP Albania 4.
Së fundmi janë zbuluar detaje emocionuese nga jeta private e Gjestit. Sipas një komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre.
Kjo histori ka prekur thellë zemrat e publikut, duke e bërë atë edhe më të dashur për ndjekësit e tij.