Pas afrimitetit me Gjestin, Egli bën deklaratën e papritur për Redonin

vovalbania January 13, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas afrimitetit me Gjestin, Egli bën deklaratën e papritur për Redonin

Egli Tako dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Mes tyre nuk kanë munguar as përqafimet dhe fjalët e ëmbla, ndërsa sot në mbrëmje Gjesti puthi në faqe Eglin. Përpos kësaj, Egli dhe Gjesti e kanë shprehur hapur se kanë pëlqim për njëri-tjetrin.

Mirëpo përpara se të krijonte një raport të ngushtë me Gjestin në shtëpi, Egli ishte e afërt edhe me Redonin, i cili u largua disa ditë më parë nga spektakli.

Si Egli, ashtu edhe Redoni u shprehën se raportin e tyre do ta vazhdonin më tej jashtë programit, duke lënë të hapur mundësinë e një romance.

Mirëpo gjatë një diskutimi me Gjestin ditën e sotme, Egli i është shprehur banorit se e sheh Redonin si vëlla.

Video:

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2025/01/VID_20250113_142712_150.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE