Ish-banorja shpërthen ndaj G-Banit: “Padia është gati, nuk fal…”

vovalbania January 17, 2025 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ish-banorja shpërthen ndaj G-Banit: “Padia është gati, nuk fal…”

“Drama” në “Big Brother” merr një kthesë të papritur, pasi Arsida ka reaguar pas akuzave të forta të G-Banit. Në një postim të të fundit të bërë në rrjete sociale, ajo ka deklaruar se është duke përgatitur kallëzimin dhe do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore për të mbrojtur dinjitetin e saj.

Akuzat e G-Banit ndaj Arsidës, të cilat janë bërë publike në episodet e kaluara, kanë shkaktuar një ngjarje të madhe brenda dhe jashtë shtëpisë. Arsida, e cila ka mbajtur një qëndrim të qetë deri më tani, ka vendosur të veprojë pas disa përpjekjeve për të zgjidhur çështjen.

Në reagimin e saj, ajo ka theksuar se do të kërkojë drejtësi përmes institucioneve të drejtësisë, duke bërë thirrje për një trajtim të drejtë dhe të ligjshëm të situatës. Për zhvillimet e mëtejshme të kësaj ngjarjeje, të gjithë sytë janë të kthyer në reagimin e G-Banit dhe se si do të zhvillohet kjo çështje në organet përkatëse.

“E ndjeva të nevojshme të ndaj me ju vendimin që kam marrë rreth G-Banit!

Duke qenë se e kam si moto jete të mos marrë asnjëherë vendime kur jam e mërzitur dhe të mos bëjë premtime kur jam e lumtur, prita disa ditë sepse doja ta mendoja në mënyrë racionale përpara se të veproja!

Tani mendoj që është shumë e duhur. Mendoj që mua më është bërë një padrejtësi dhe ofendimet ishin shumë të rënda dhe duke qenë se nuk u pa asnjë lloj falje apo asnjë lloj pendimi, mendoj që është e drejtë t’i referohem ligjit të Republikës së Shqipërisë përsa i përket shpifjeve dhe fyerjeve!

Duke iu referuar nenit 119&120 të Kodit Penal, unë sapo kam përgatitur kallëzimin dhe do e ndjek çështjen tashmë në rrugë ligjore. Duke qenë se u informova mirë, ripamë videot me avokatin dhe personat përkatës dhe në asnjë çast nuk ka patur ofendim nga ana ime, ndërkohë që nga ana e tij janë të shumta, për dy ditë rresht ofendime pafund!

Unë i kam bërë komunikim dhe Vëllait të Madh në mënyrë zyrtare, i përket atyre tashmë nëse duan t’ja përcjellin apo jo, doja t’ju thoja që unë jam e gatshme të tërhiqem mbrapsht, ta mbyll kapitullin nëse G Bani kërkon falje publike dhe tërhiqet vetë nga emisioni.

Kam shumë besim në organet kompetente shqiptare, por nëse do të shohë sërish padrejtësi do e vazhdoj çështjen në organet kompetente të BE-së, duke qenë se dhe unë dhe G-Bani kemi nënshtetësi të dytë evropiane!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66123 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE