G Bani harron Valbonën për Danjën: ”Jo e admiroj, por e adhuroj”

vovalbania January 31, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
G Bani harron Valbonën për Danjën: ”Jo e admiroj, por e adhuroj”

Përpos karakterit të tij dinamik, G Bani është përfolur edhe për ngacmimet e tij ndaj Valbonës dhe krijimin e trekëndëshit me Laertin në këtë rrugëtim në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Mirëpo, së fundmi marrëdhënia mes tij dhe Valbonës është prishur totalisht dhe nuk shihet më asnjë mundësi për një romancë mes tyre.

E pas kësaj, reperi ka bërë një deklaratë të papritur për Danjen, duke treguar hapur pëlqimin e tij për të.

Teksa bisedonte me Rozanën, ai u shpreh se nuk mund të fokusohej kur e shikonte dhe dëgjonte zërin e saj.

“Jo e admiroj, por e adhuroj. Ç’fokusohem kur e shikoj dhe kur ia dëgjoj zërin. Paraqitja, veshja, klasi… kur e shikoj fikem,” – tha ai, duke lënë të kuptohet se ka një dobësi të madhe për Danjen.

G Bani shtoi se pikërisht për këtë arsye ka preferuar të flasë hapur dhe të thotë çfarë mendon. “Ngaqë është kështu situata, e kam lënë t’i japë gojës. Ka thënë epitetet, ka thënë fjalë, mendova se do reflektojë,” – u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Danja ka treguar se është në një lidhje jashtë shtëpisë dhe se nuk është e interesuar për asnjë nga meshkujt konkurrentë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66289 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE