Pas 2 vitesh lidhje, Enca i jep fund romancës me masazhatorin nga Afrika
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Pas 2 vitesh lidhje, Enca i jep fund romancës me masazhatorin nga Afrika](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/02//pas-2-vitesh-lidhje-enca-i-jep-fund-romances-me-masazhatorin-nga-afrika.jpeg)
Enca Haxhia nuk është më në një lidhje! Romanca e saj me masazhatorin afrikan Mickey Neblett ka marrë fund pas dy vitesh së bashku.
Lidhja e tyre tërhoqi vëmendjen e mediave që në fillim, sidomos për shkak të paragjykimeve që Enca shpesh denonconte publikisht. Pavarësisht kësaj, ajo e mbrojti gjithmonë partnerin dhe ndjenjat e saj për të.
Tani, të gjitha gjurmët e tyre si çift janë zhdukur nga rrjetet sociale. Nuk ka më foto të përbashkëta dhe as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se lidhja ka përfunduar përfundimisht.
Arsyet e ndarjes mbeten të paqarta, por një gjë është e sigurt: Enca është sërish beqare!