Sara për takimin me familjarët e Bardhit: “Ishte i ftohtë. Kur gjyshi mbërriti…”

vovalbania February 02, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara për takimin me familjarët e Bardhit: “Ishte i ftohtë. Kur gjyshi mbërriti…”

E ftuar në “S’e luan topi”, Sara Gjordeni ndau disa detaje nga jeta e saj private.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania foli edhe për takimin me familjen e partnerit të saj, Bardhit, i cili është edhe babai i vajzës së saj, Neas.

Sara tregoi se momenti i parë me gjyshin e Bardhit ishte i rezervuar, por atmosfera ndryshoi pas disa minutash.

Ajo shpjegoi se gjithçka ndodhi në shtëpinë e saj, ku Bardhi kishte ftuar familjen e tij. Kur gjyshi mbërriti, përshëndetja me nipin ishte e ftohtë, por më pas situata mori një kthesë më të ngrohtë.

“Ishte shumë e çuditshme. Me Bardhin ka ardhur në shtëpi dhe e ka parë ulur. Bardhi u ngrit në këmbë kur erdhi gjyshi, u takuan shumë ftohtë në fillim. E pa e pa mirë dhe i tha Sarën e ke çuar në shtëpinë tënde përpara se të vije këtu. Po patjetër i tha Bardhi, e më pas i tha çfarë mendojnë ata të shtëpisë tënde. Me pas i kërkoi mamit dy gota dhe tha për hajër. Më pas i tha që kam dëgjuar fjalë të mira për ty”, tregoi Sara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66280 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE