E fundit/ Jozi përjashtohet nga BBVA 4 pas ofendimit ndaj Gjestit

vovalbania February 05, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E fundit/ Jozi përjashtohet nga BBVA 4 pas ofendimit ndaj Gjestit

Pak minuta më parë, produksioni i Big Brother VIP Albania 4 ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me ofendimet e rënda të Jozit ndaj Gjestit.

Pas debatit të ashpër gjatë darkës, ku Jozi përdori një gjuhë të papranueshme ndaj këngëtarit pejan, ai është përjashtuar nga gara.

Në një deklaratë zyrtare, produksioni njoftoi se shkelja e rregullave dhe përdorimi i gjuhës fyese nuk tolerohet brenda shtëpisë së BBVA.

Ndërkohë, edhe aktori Jul Deda reagoi për këtë situatë, duke e quajtur deklaratën e Jozit “skandaloze”, por gjithashtu e cilësoi edhe Gjesti-n si “frikacak”, duke aluduar se ai do ta falte Jozin, njësoj siç kishte bërë me Gerta Gixharin.

Me këtë përjashtim, gara në BBVA 4 merr një kthesë të papritur, ndërsa mbetet për t’u parë si do të ndikojë kjo situatë tek banorët e tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE