Emocionohet Gjesti, merr mesazh nga motra në “Big Brother”: “Momentet më të vështira…”
Edhe këtë sezon të “Big Brother VIP Albania”, mbështetësit e spektaklit kanë mundësinë ti dërgojnë banorëve mesazhe nëpërmjet platformës “Big Love”.
Përmes kësaj platforme, një mesazh emocionues i është dërguar Gjestit nga motra e tij.
“Këto fjalë janë për ty, Besart nubi. Po të them që po më mungon shumë” shkruan motra e Gjestit.
“Unë kam pasur besim te ti gjithmonë, që ti nuk dorëzohesh në qëllimet e tua, edhe në momentet më të vështira që ke kaluar. Por brenda teje mund të jetë gjithë kjo forcë, diçka që nuk e kam menduar. Sado që janë momente dhe fjalë jo të duhura për ty, ti prapë nuk e ke vënë veten në një nivel ku nuk duhet.
Ne, si familje, jemi shumë krenarë për ty. Ne e dimë kush je. Ti je i njëjti Besart, dhe do ta kesh mbështetjen tonë në çdo hap. Lini jot po të pret me gëzim, për të të përqafuar për të gjitha ditët që nuk të kam pasur afër, gjysma ime”.