Mesazhi për Rozanën, Olta Gixhari nxjerr keq produksionin: ”S’jam unë”

vovalbania February 06, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mesazhi për Rozanën, Olta Gixhari nxjerr keq produksionin: ”S’jam unë”

Banorët e “Big Brother Vip” kanë marrë ditën e sotme mesazhe nga dashamirësit e tyre jashtë shtëpisë nëpërmjet rubrikës “Big Love”.

Një ndër mesazhet që tërhoqi vëmendje ishte ai drejtuar Rozana Radit, për të cilin u tha se ishte dërguar nga Olta Gixhari.

“Sic ta kam thënë, të uroj fitoren”– shkruhej në mesazhin e dërguar nga Olta, ndërsa banorët shpërthyen në brohorima.

Mirëpo pak më parë, me anë të një videoje në Instagram, Olta tregoi se nuk ishte ajo që e ka dërguar mesazhin në fjalë, pasi që pa diskutim ajo mbështet motrën e saj në këtë rrugëtim.

“Kur unë të çoj mesazhe do ta merrni vesh nga rrjetet e mia sociale. Nuk e di kush e ka dërguar atë mesazh në emrin tim, por sigurisht që nuk jam unë. Si mund të jem unë? Nuk u çmenda”- ka thënë ajo ndër të tjera.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2025/02/Snapinst.app_video_AQMssu9vQognlP9cgc_8kEi2WjitD7JllyjhS1hE_nfNkuH6J9G37TKPaM61toZwAdV50iojX7JjbYPEevnpBkkwvsHt2g3cnUFuiHE.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE