“Të martën do komunikoj diçka që …”, Egla paralajmëron eleminimin e Julit nga “BBV3”!
Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Debati mes Eglës dhe Julit ka nisur që mbrëmjen e parë të këtij edicioni për rregullat e shtëpisë e vazhdon edhe ditën e sotme, ku mesa duket të dy banorët nuk kanë ndërmend të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Së fundmi Egla është shprehur se do të thotë diçka në prime-n e nesërm që ashtu si Klodjani edhe Juli do të skualifikohet nga “BBV3”. Sipas saj, ai ka thënë një frazë që atë e ka fyer si femër dhe se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet.
Të martën unë do të komunikoj, çfarë kam ndërmend të komunikoj dhe ai njeri nuk llogaritet më si lojtar, por as si njeri më, sepse ai ka ofenduar një gjë shumë të rëndësishme në mua, që është femra. Mua të më thuash do heq brekët që të kënaqesh, unë kam vëllezër, kam personalitetin tim, kam moshën time, unë nuk jam çupëlinë.
Ai është burrë familje, dhe ai e ka fituar Big Brotherin e vet, më bëri mua për të qarë. Unë u qetësova nga lotët që derdha, nuk më vjen turp që qava, nuk më vjen zor për këtë, unë atë ndjej atë bëj. Të qash do shumë guxim, nuk është dobësi, nuk është për mua se bëra një figurë te keqe se qava. Ai thjesht e fitoi BBV e vetë, do më hiqte dhe brekët e veta, që ta shihja unë dhe të kënaqesha. Mua sot nuk më dilte e keqja…
I ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën ka qenë ish-banori i “BBV3”, Drini Zeqo, i cili u largua nga gara për shkak të një urgjence familjare. Drini ka treguar edhe për mendimin e tij për banorët dhe është shprehur se po të rikthehej do sillej ndryshe me disa prej tyre, ndër ta ka qenë Ilnisa. Ndërsa se për kë e kishte marrë më shumë malli ai përmendi Heidin.