A do lidhej me Meritonin?! Vëllai i Ilnisës zbulon çfarë i ka thënë gazetarja para hyrjes në “BBV3″…

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do lidhej me Meritonin?! Vëllai i Ilnisës zbulon çfarë i ka thënë gazetarja para hyrjes në “BBV3″…

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, i ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli i cili i tha të gjitha. Nga raporti me vajzën deri te afrimiteti me Meritonin, ai shuan çdo kureshtje rreth gazetares. Ja çfarë tha ai për raportin që Ilnisa ka krijuar me Meritonin.

Për mua nuk ka asgjë, brenda kornizave të lojës.

A do lidhej në shtëpinë e Big Brother Ilnisa?! Ja çfarë thotë ai:

E kemi diskutuar para se të hynte dhe më tha jo. Por duke njohur dinamikat, nuk besoj, edhe me rastin e Meritonit. As për lojë nuk do e bënte…

Por a e shikon ai në finale Ilnisën?!

Është në një shtëpi me banorë që janë kundërshtarë të saj. Nëse vazhdon kështu, e shikoj në finale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE