Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, parashikimi i motit për ditën e sotme
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, parashikimi i motit për ditën e sotme](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//ngrica-te-forta-pergjate-akseve-rrugore-parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme.jpg)
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.
Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.
Era pritet të fryjë në orët e mëngjesit juglindje 1-5m/sek, nga orët e mesditës era ndryshon drejtim dhe pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina nga orët e mesditë fiton shpejtësi 10-14 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
-në zona malore -7 deri 6°C
-në zona e ulëta -1 deri 16 °C
-në zona bregdetare 3 deri 17°C