Shenjat e zodiakut që lënë përshtypjen më të keqe në takimin e parë!
Përshtypjet e para janë shumë të rëndësishme. Ndërkaq, ka disa shenja të zodiakut që sado të mundohen për mirë, në shumicën e rasteve lënë përshtypje të keqe në takimin e parë. Njihuni me këto shenja:
Dashi
Personaliteti i fortë, intensiv. I pëlqen të dominojë hapësirën. Ai bërtet dhe kjo është e bezdisshme.
Akrepi
Nuk flet, ulet në një cep dhe vëzhgon. E ndjen që gjaku të ngrin në vena sapo sytë të takohen dhe nuk dëshiron as t’i shtrëngosh dorën për t’u prezantuar. Ai nuk i pëlqen dritat dhe dëshiron të qëndrojë në hije dhe të shohë se çfarë po ndodh rreth tij.
Bricjapi
Do të të shtrëngojë dorën, do të prezantohet, por kaq. Një vështrim që do t’ju hedhë, i akullt si uji. I largët dhe snob, veçanërisht nëse ju nuk bëni një punë të “nivelit” të tij ose ai e di se nuk ka asgjë për të fituar nga ju.