Berisha në SPAK: Vazhdon beteja me botën e krimit!
I shoqëruar nga një makinë policie, Sali Berisha iu drejtua mjediseve të SPAK-ut ku për herë të parë do të merret në pyetje lidhur me privatizimin e klubit sportiv Partizani në Tiranë. Para orës 10:00, ish-kryeministri nën hetim për korrupsion pasiv lidhur me këtë çështje, doli nga banesa ku prej fundit të dhjetorit qëndron në arrest shtëpie. “Beteja vazhdon” ishin fjalët e Berishës, ndërsa para mjediseve të SPAK-ut janë mbledhur mbështetës të tij.
Para se të hynte në mjediset e Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha u shpreh:
Beteja me botën e krimit vazhdon! Opozita do të fitojë! Jam këtu për t’ju përfaqësuar, për të përfaqësuar shqiptarët e përfaqësuar pluralizmin, PD-në!
Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit.
Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!