I braktisur, 9-vjeçari jetoi vetëm për dy vjet por shkoi çdo ditë në shkollë…

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I braktisur, 9-vjeçari jetoi vetëm për dy vjet por shkoi çdo ditë në shkollë…

Një djalë i vogël raportohet se ka jetuar vetëm në apartamentin pa ngrohje, që prej moshës shtatë vjeçare, duke vjedhur ushqim për të mbijetuar por kishte shkuar çdo ditë në shkollë, në nje qytezë në jugperëndim të Francës.

Nëna e tij 39-vjeçare e paidentifikuar u dënua dje me gjashtë muaj burg pasi kishte braktisur të birin në shtëpinë në Nersac, në periferi të Angoulême, sipas raportimeve për të jetuar  me të dashurin e ri rreth 5 km larg, shkruanin mediat franceze.

Babai djalit që jeton në një tjetër qytet nuk mori akuza.

Në ngjarjen e vrazhdë raportohet se fëmija jetoi nga viti 2020 deri në 2022 pa ngrohje ose rrymë elektrike, duke u larë me ujë të ftohtë dhe duke u mbështjellë me rroba e batanije për të qëndruar ngrohtë.

Ai raportohet se ishte detyruar të vidhte domate nga ballkoni fqinjit ngjitur ose të kërkonte ushqim nga të tjerë, të cilët rrjedhimisht njoftuan autoritetet.

Më herët fqinjët kishin shprehur shqetësim për nënën e djalit që u thoshte se “po kujdesej për të birin” dhe se nuk donte ta shqetësonte njeri.

Por megjithë neglizhimin e pabesueshëm, vendasit thonë se djali i palodhur shkonte çdo ditë në shkollë, qëndronte i pastër dhe merrte nota të mira.

Kryebashkiakja lokale Barbara Couturier tha për rrjetin vendas France Bleu se djali i pabesueshëm bënte detyrat dhe ishte nxënës i mirë, megjithë telashet e tij.

Ajo shtonte se të tjerët nuk arrinin të kuptonin atë që po ndodhte pasi djali arrinte të kujdesej për veten.

Një shok klase i 9-vjeçarit tha për rrjetin vendas TFI: “Ai i thoshte shokëve se hante vetëm dhe se merrte autobusin vetëm, nuk dilte dhe se qëndronte të gjithë kohën në shtëpi”.

Nëna e djalit insistonte në gjyq se kishte jetuar me të birin, por kjo u hodh poshtë nga të dhënat e celularit të saj që tregonin se ajo nuk kishte qenë thuajse fare në apartament.

Fqinjët shprehnin fajësinë e tyre që nuk kishin kuptuar atë që po ndodhte për të vepruar, duke thënë se anonimiteti e anomalia jetës moderne kishin bërë që neglizhimi të vijonte kaq gjatë.

“Kur kishte një familje dhe një fshat rreth familjes, nëse kishte neglizhim të tillë i gjithë fshati kujdesej për fëmijen, por çuditërisht kjo nuk ndodh më sot”, tha një rezident vendas i tronditur nga ngjarja.—DailyMail–

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE