Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të PD-së, Gjekmarkaj kërkon ndryshim kursi!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të PD-së, Gjekmarkaj kërkon ndryshim kursi!

Prej vjeshtës së shkuar, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë bashkuar jo vetëm numrat, por edhe forcat kundër shumicës socialiste, e cila vijon ti injorojë kërkesat e grupit kuvendor demokrat.

Mosbindja civile do shfaqet edhe këtë të enjte ne parlament, por 24 orë para zbatimit te skenarit bllokues ne seance plenare,  mes demokratëve pati zëra ndryshe. I pari ishte Agron Gjekmarkaj i cili kërkoi ne mbledhjen e grupit ndryshim kursi, radikalizim ose kthim në normalitet.

“Jemi 4 muaj  në këtë aksion. Duhet  të bëjmë kujdes për këtë sjellje. Nëqoftëse ka qene entuziaste do duhet te kemi kujdes të mos na kthehet e kundërta. Mendoj se do duhet të marrim një vendim. Kështu nuk vazhdohet. Ose ta radikalizojmë ose ta kthejmë në normalitet duke i qëndruar kauzës tonë. Jemi para padrejtësive, por ne do duhet të flasim për to. Mendoj se duhet të kapërcejmë këtë situatë dhe ta marrim një vendim çfarë do bëjmë”, deklaroi Gjekmarkaj në grup, raporton Top Channel.

I të njëjtit mendim u shfaq edhe deputeti Xhelal Mziu, i cili mbështeti idenë e kthimit të faqes në aksionin opozitar dhe zbritjen ne terren.

“Ne duhet të dalim nga situata. Elektorati i PD po tretet. Unë se kam problem personal. Dal deputet në çdo formë edhe i pavarur. Kjo nuk është çështje personale. Por, duhet të dalim në terren”, u shpreh Mziu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE