Predhat izraelite godasin strehën e OKB në jug të Gazës, të paktën 9 të vdekur, dhjetra të plagosur !

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Predhat izraelite godasin strehën e OKB në jug të Gazës, të paktën 9 të vdekur, dhjetra të plagosur !

Goditjet e artilerisë vijonin sot me intensitet në Khan Yunis në jug të Gazës, teksa predhat e ushtrisë izraelite goditën një strehë të Kombeve të Bashkuara për të zhvendosurit palestinezë, duke lënë të paktën nëntë njerëz të vrarë, njoftonin zyrtarët vendorë.

Në të tjera pamje të publikuara shihej shkatërrimi dhe varret në kampin e refugjatëve Deir al-Balah në qendër të Rripit të Gazës. “Kemi varrosur familje të tëra, disa në varre të përbashkëta, emrat e tyre i shkruanim me lapsat e fëmijëve ,” tha një rezident palestinez i kampit për rrjetin AFP.

“Dy predha tanku goditën strehën ku qëndrojnë rreth 800 njerëz – siç raportohet janë 9 të vdekur dhe 75 të plagosur,” tha për tragjedinë e fundit Thomas White, drejtori vendor i agjencisë së ndihmës së OKB.

Zyrtarët shtonin se nuk kishte pasur paralajmërim nga Izraeli për sulmin.

Ushtria izraelite thotë se ‘ka rrethuar’ qytetin më të madh në jug të Gaza, në kërkim të militantit të Hamas, Yahya Sinwar, ndërsa numri i të vrarëve civilë palestinezë vijon të rritet çdo ditë.

Pamje të publikuara nga ushtria izraelite tregonin luftime mes rrënojave në Khan Yunis, ndërsa shtëllunga tymi ngriheshin në qiell prej bombardimeve, shkruan AFP.

Luftime u raportuan gjithashtu pranë spitaleve të qytetit Al-Aqsa, Nasser e Al-Amal, teksa civilët palestinezë përpiqeshin të largoheshin, tha agjencia humanitare e OKB, OCHA.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE