“Pse u ndave nga Gilberta”/ Iliri i zbulon te gjitha: Po fillonte të..

vovalbania February 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pse u ndave nga Gilberta”/ Iliri i zbulon te gjitha: Po fillonte të..

“Çfarë mund të bëj për ju?”. Kjo ishte pyetja që ish-konkurrenti i “Për’puthen +40”, Ilir Lara, vendosi në “Instastory”. Përgjigjet ishin të shumta dhe të ndryshme, por vëmendjen e morën ato që kishin lidhje me Gilberta Simonin.

Iliri dhe Gilberta kanë pasur takime mjaft romantike teksa ishin pjesë e reality show-t, e madje vendosën që të dilnin bashkë nga programi. Por pas daljes nga emisioni, kur gjërat dukeshin mirë mes tyre, erdhi lajmi i ndarjes.

E teksa ka kaluar pak kohë nga ndarja e tyre, ndjekësit kërkojnë një ribashkim. “Të bashkohesh me Gilbertën”, i shkruan dikush Ilirit, i cili nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet.

“Për asryse të (Major cause), janë disa gjëra që nuk i bëj dot. Një nga ato është edhe kjo…! Ju lutem, ndryshoni kërkesë”, i është përgjigjur ai.

Më pas një tjetër i ka shkruar: “Pse u ndave nga Gilberta?” dhe Iliri i është përgjigjur:

“Sepse mundi, për të na bërë të përshtatshëm realisht me njëri-tjetrin, nuk gjeti solucione. Arsyet ishin të larmishme… Shkaqet po aq të rëndësishme… të tepruara, bllokuese dhe tendencioze. Po fillonte të më mungonte oksigjeni”.

Ndërsa një ndjekës tjetër ka këtë kërkesë për ish-konkurrentin e “Për’puthen +40”: “Të mos humbësh kohë mbas njerëzve të llastuar si “fmi” kaq. Të uroj gjithë të mirat”.

“Konsideroje të bërë”, shkruan Iliri në “Instastory” teksa ka publikuar edhe një foto ku shfaqet vetëm ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE