Mbijeton vetëm për dy vjet, historia e trishtë e 7-vjeçarit që u braktis nga nëna e tij!

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbijeton vetëm për dy vjet, historia e trishtë e 7-vjeçarit që u braktis nga nëna e tij!

Një djalë 7-vjeçar jetoi vetëm për dy vjet në një apartament pa ngrohje në Francën jugperëndimore pasi u braktis nga nëna e tij e cila shkoi të jetonte me të dashurin e saj. Daily Mail thotë se fëmija ka mbijetuar krejtësisht vetëm në një apartament në Nersac, një fshat në periferi të Angoulême, teksa e ëma me partnerin e saj të ri u zhvendos tre milje larg.

Pasi ngjarja u bë publike, nëna 39-vjeçare u dënua me gjashtë muaj burg për braktisje dhe rrezikim të një të mituri. Babai i djalit, i cili jetonte në një qytet tjetër, nuk u akuzua. Djali ka jetuar i vetëm nga viti 2020 deri në vitin 2022 dhe gjatë asaj kohe ka pasur periudha pa ujë të nxehtë, ngrohje apo energji elektrike, duke u larë me ujë të ftohtë dhe duke u mbështjellë me batanije për të qëndruar ngrohtë.

Ai u detyrua të vidhte domate nga një ballkon aty pranë dhe të kërkonte ushqim nga fqinjët, të cilët më në fund shkuan në polici. Para se t’i drejtoheshin policisë, fqinjët ia kishin shprehur shqetësimet e tyre nënës së djalit e cila u ishte përgjigjur se po kujdesej vetë për femijën. Vogëlushi kishte vazhduar të shkonte rregullisht në shkollë e të merrte nota shumë të mira, pavarësisht tmerrit që po kalonte në heshtje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65723 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE