Vesa qan pas debatit me Meritonin, Romeo i qëndron pranë!

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vesa qan pas debatit me Meritonin, Romeo i qëndron pranë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Për shkak se u arratis nga kazerma, ku ishte dënuar së bashku me disa nga banorët, Vëllai i Madh mori vendimin për ta dërguar automatikisht në televotim për javën tjetër. Vesa shprehet se ky ishte një veprimi i bërë me bashkëpunim për banorët e tjerë dhe u sakrifikua për ta dhe shprehet se ata nuk po e mbajnë afër dhe nuk po e përmendin këtë gjë. Pas debatit me Merionin, Vesa përlotet dhe i vetmi që i qëndroi pranë ishte Romeo.

Romeo: Çfarë po bën moj

Meritoni: Unë e kam për të mirën tënde

Romeo: Ti je gango, çfarë po bën

Vesa: Më lini, është në rregull

Romeo: Nuk është në rregull, do ta analizoj unë pastaj

Prej hyrjes së Fatjonit në BBV është vënë re flirti mes tij dhe Heidit, e cila është komentuar shumë prej banorëve, të cilët mendojnë se shumë shpejt do të krijojnë një çift. Së fundmi Romeo ka qenë ai që i ka folur Heidit ‘pa dorashka’ duke i shprehur se pëlqimi i saj për Fatjonin është i dukshëm.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE