“Pashë një ëndërr të keqe”, Meri rrëfen se si e përjetoi qëndrimin në kazermë!
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Të martën disa nga banorët janë dënuar për shkak të thyerjes së rregullave dhe kanë qëdruar për disa orë brenda në kazermë. Të pyetur nga Ledioni, Meri është shprehur se si e ka përjetuar qëndrimin e saj në kazermë.
Rike: Kam ndejtur një orë
Ledioni: Po çne ti shikon video në yt si hapen
Rike: Rastësisht
Meri: Se çe kapi Romeon që është strategji, unë kisha parë një ëndërr të keqe, ia dolëm. Ledion jemi pajtuar, jemi përqafuar, jemi mirë, jemi mirë.
Së fundmi është vënë re nga banorët dhe publiku një katërkëndësh dashurie mes Romeos, Rikes, Heidit dhe Fatjonit. Kjo për shkak të përqafimeve dhe afrimeve që anë pasur me njëri-tjetrin dhe pas klipit me këto momente banorët kanë shprehur mendimin e tyre. Rikja ishte e para që u shpreh se nuk ka pëlqim për Romeon dhe nuk bën pjesë në këtë katërkëndësh. Më pas Romeo ka shprehur deklaratën e fortë për Riken, ku tha se nuk ka pëlqim seksual për të.