Lufta në Ukrainë, Kievi: Së shpejti pritet shkëmbim të burgosurish me Moskën!

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, Kievi: Së shpejti pritet shkëmbim të burgosurish me Moskën!

Lufta në Ukrainë sot hyri në ditën e saj të 704-rt. Një shkëmbim i të burgosurve të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë pritet që të realizohet së shpejti, pra në një të ardhme jo të largët.  Kjo u deklarua nga kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Ndërkohë, Kievi zyrtar raporton:

Një grup zbulimi dhe sabotues rus ekzekutoi njerëz në komunitetin Khotyn. Nga ky sulm i përgjakshëm u vranë dy civilë, vëlla dhe motër. Ata jetonin në fshatin Andriivka në afërsi të Bakhmutit.

Mbrojtja ajrore ruse shkatërroi një raketë ukrainase Uragan mbi rajonin Belgorod.

Ushtria ruse sulmoi katër rajone të Ukrainës gjatë natës me dronë dhe raketa balistike Shahed të prodhuara nga Irani. Po ashtu, zjarri kundërajror shkatërroi katër mjete ajrore pa pilot. Kjo u njoftua nga Forcat Ajrore të Kievit të cituara nga media kombëtare. Objektet civile dhe infrastruktura ishin në shënjestër në rajonet Poltava, Donetsk, Zaporozhzhia e Dnipropetrovsk.

Një shkëmbim i të burgosurve të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë do të bëhet në të ardhmen e afërt, siç konfirmoi zyrtari i lartë i Inteligjencës ukrainase, Kyrylo Budanov ndërsa ende nuk ka një version përfundimtar mbi historinë e avionit rus që u rrëzua në rajonin e Belgorodit në Rusi. Sipas pretendimeve të Moskës zyrtare, avioni transportonte dhjetëra robër lufte ukrainas dhe u rrëzua nga forcat e Kievit.

Në një tjetër zhvillim, Ministria ruse e Mbrojtjes e cituar nga agjencia Tass deklaroi:

Dështoi përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist në objektet brenda Federatës Ruse duke përdorur sistemin e raketave me shumë lëshime, Uragan. Forcat e Mbrojtjes Ajrore shkatërruan raketën mbi rajonin e Belgorodit.

Më 24 shkurt mbushen rreth dy vjet nga fillimi i luftës së paprovokuar ruse në Ukrainën fqinje. Presidenti Vladimir Putin dhe qëndrimi zyrtar i Rusisë është se nuk bëhet fjalë për luftë, por për një operacion special ushtarak, me pretendimin për çmilitarizimin dhe denazistifikimin e Ukrainës.

Mijëra vetë janë vrarë e miliona persona u detyruan që të zhvendosen nga zonat e konfliktit në shtetin ukrainas. Në krah të Ukrainës, vendet e Perëndimit kanë zgjedhur t’i përgjigjen me sanksione ekonomike shtetit rus.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE