Pyetjes “Pse Dua Lipa nuk ishte në ‘Sunny Hill’ në Tiranë?” zgjodhi t’i përgjigjej Dukagjin Lipa!

vovalbania September 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pyetjes “Pse Dua Lipa nuk ishte në ‘Sunny Hill’ në Tiranë?” zgjodhi t’i përgjigjej Dukagjin Lipa!

“Sunny Hill Festival” u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe për herë të parë në atë shqiptar, në Tiranë. Festivali mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj. Mijëra të rinj ndoqën koncertin në 3 netët që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial.

Përveç yjeve që performuan në Tiranë pyetja e të gjithëve ishte se pse Dua Lipa mungoi. Mungesa e saj u komnetua gjerësisht. Por në një intervistë të dhënë së fundmi vetë babai i saj njëkohësisht edhe promovuesi, Dukagjin Lipa ka sqaruar se njerëzit kanë marrë informacion të gabuar që Dua do performonte edhe në Tiranë, pasi ajo tashmë i kishte ndarë datat e koncerteve.

Dua ishte në Prishtinë, ka qenë ndoshta, mos të them informatë e gabuar, por ajo nuk mund të ishte këtu, datat e limituara, nuk mund të ishte në dy vende. Tirana është këtu, nuk po shkon askund, do ta bëjmë prapë. Po shpresojmë ta shohim shpejt.

Megjithatë pas përfundimit të festivalit Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur falënderimin për Dua Lipën, si dhe ka bërë të ditur surprizën se këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë në Tiranë për festat e Nëntorit.

Me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në Nëntor, ju uroj një javë të mbarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE