Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese!

vovalbania September 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese!

Gjykata e Lartë zgjedh Ilir Toskën anëtar të Gjykatës Kushtetues. Tashmë, Toska do zëvendësojë gjyqtarin Gani Dizdari, i cili u shkarkua nga procesi i vetting-ut sepse nuk kaloi dy komponentët bazë: pasurinë dhe kontaktet me botën e krimit. Ilir Toska u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese me 13 vota nga kolegji i anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që njofton:

Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, te ndryshuar, si dhe Rregullores së miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, sot në datë 12 shtator 2022, ora 10.00, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në përfundim të procesit të votimit, komisioni renditi të parin Ilir Toska me 13 vota. Në këto kushte, Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

Gjykata e Lartë propozon dhe ka të drejte emërimi për tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga nëntë që ka gjithsej. Tre përzgjidhen nga Presidenti i Republikës dhe tre të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Lista e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare

2. Marsida Xhaferllari, anëtare

3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare

4. Dr. Elsa Toska, anëtare

5. Altin Binaj, anëtar

6. Sonila Bejtja, anëtare

7. Dr. Sandër Beci, anëtar

8. Ilir Toska, anëtar

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE