Familjarët e Ilnisës reagojnë për komentet se ”e nxitën vajzën të qajë gjatë telefonatës në BB VIP…”
Mbrëmjen e djeshme, Big Brother i vendosi banorët përpara një zgjedhjeje të vështirë. Njëra mes Ledjonës dhe Ilnisës do të kishte mundësinë të fliste në një telefonatë të shkurtër me fëmijën e saj. Me shumicë votash, banorët vendosën që të ishte Ledjona, ajo që do të fliste në një telefonatë me fëmijën e saj por Ledjona bëri një gjest mjaft të bukur duke ia dhuruar Ilnisës këtë mundësi. Pas telefonatës së Ilnisës me fëmijën e saj, kishte edhe nga ato komente që e konsideruan të folurën e vajzës të përdour për lojën dhe që është nxitur nga familjarët e Ilnisës që të reagonte në këtë mënyrë.
Pikërisht rreth këtyre komenteve, ka pasur një reagim në rrjetet sociale të Ilnisës që menaxhohen nga familjarët e saj gjatë kësaj periudhe që Ilnisa ndodhet në Big Brother Vip. Ato shprehën keqardhjen për atë që e konsideruan si spekulime dhe teori konspirative që kaluan në dyshime ndaj ndjenjave të një fëmije dhjetë vjeçar ku ndër të tjerat theskuan:
Është e trishtueshme që ndjenjat e një fëmije, lotët e tij dhe zëri i tij i prekur nga largësia me nënën, të shndërrohen në objekt të spekulimeve.
Nga ana tjetër, kjo situatë solli dhe reagimin e shumë ndjekësëve në mbështetje të Ilnisës me komentet e tyre në rrjetet sociale. Ndërkohë, reagimin e plotë e gjeni në foton e mëposhtme!