Trajneri Sylvinho flet pas shortit të Ligës së Kombeve, ja çfarë thotë edhe për kontratën e tij…

vovalbania February 08, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nesër ndeshja ‘Moldavi – Shqipëri’/ Sylvinho: Luajmë një finale, duam vetëm fitoren!

Është hedhur sot në Paris shorti për Ligën e Kombeve. Shqipëria u pozicionua në grupin B1 dhe do të ndeshet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar sot pas shortit të Ligës së Kombeve se do të kishte dashur të shmangte Çekinë. Ai insistoi se skuadrat që kishte përballë Shqipëria ishin të ekuilibruara dhe se vendi i parë ishte një objektiv, ndonëse theksoi se më parë fokusi i plotë i ekipit ishte te Europiani. Nga ana tjetër, në një prononcim direkt pas shortit, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo u ndal te kundërshtarët që ekipi kuqezi që do të ketë përballë dhe te kontrata që i përfundon pas Europianit.

Çfarë mendimi keni për grupin?

Grup i vështirë dhe shumë i ekuilibruar. Kemi një skuadër të rëndësishme nëse bëjmë krahasimin me Kualifikueset e Europianit. Të gjithë kundërshtarët do të mundohen të marrin pikë rrugës.

Çfarë ndjesie patët kur patë në vazon e parë Spanjë, Kroaci dhe Itali, kundërshtarët tanë në Europian?

Po flasim për skuadra që hyjnë në këtë turne për të fituar trofeun. Por Europiani është gjë tjetër dhe stacionet që kemi ne për Ligën e Kombeve janë gjë tjetër. Por janë kundërshtarë që ke dëshirë t’i kesh përballë.

Do të kishe dëshirë që ta kishe Çekinë në grup?

Është një avantazh dhe disavantazh. I njohim mirë dhe ata na njohin shumë mirë. di të them që është një skuadër e fortë, agresive dhe shumë e mirë.

Një renditje për tre skuadrat se cila është më e forta dhe më e dobëta?

Është shumë e vështirë për të bërë një renditje, sepse janë skuadra që duan pikë. Do të jetë një grup shumë i vështirë sepse do të jetë e pamundur të bësh një renditje.

Liga e Kombeve e gjen Silvinjon pa kontratë…

Nuk jemi aspak të shqetësuar për këtë çështje. Ne e dimë që duhet të punojmë shumë për këtë Europian. Jemi duke punuar shumë me miqësoret, stërvitjen dhe mbi të gjitha ndeshjen me Italinë. Javën e kaluar kam qenë në Itali, Gjermani dhe takova lojtarët.

Nëse del ndonjë kontratë e pakrahasueshme dhe lë Shqipërinë…

Duhet të shfrytëzojmë çdo moment për të punuar, për të bërë gjëra të bukura. Tani të kthejmë faqen në krahun tjetër dhe të nisemi drejt finaleve të Europianit.

Dashurinë që kanë shqiptarët vështirë se mund ta gjeni…

As që e diskutoj këtë çështje. Dua thjesht të punoj fortë. Kemi miqësoret përpara. Kemi zyrtarizuar miqësoren me Suedinë dhe një tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE