Dinamikat e BBV3 në syrin e Arbër Hajdarit dhe dy fjalë për Ori Nebijaj…

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dinamikat e BBV3 në syrin e Arbër Hajdarit dhe dy fjalë për Ori Nebijaj…

I ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë opinionisti i “Big Brother VIP 3”, Arbër Hajdari. Arbri ndau me publikun të gjithë eksperiencën e tij në këtë format, por sigurisht duke u ndalur dhe tek opinioni i tij deri tani për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sa i përket Orit, opinonistja e tretë e “Big Brother VIP”, si ndihesh me të?

Ndihem mirë. Për hir të së vërtetës unë jam ndierë mirë me të treja zonjat që kanë qenë në panel me mua. Sigurisht mendoj që vjet kemi pasur një bashkëpunim më të thellë edhe për natyrën e lojës, pasi pati një angazhim tejmase “Big Brother-i” i vjetshëm. Me Orin shkoj shumë mirë, ashtu siç kam shkuar mirë me Balinën dhe Zhakun. Është fillimi për Orin dhe ai është një format që të ulesh në vendin e opinonistit, duhet të jesh realist, duhet të jesh i drejtpërdrejtë, të duhet pak kohë. Edhe mua në “Big Brother” e parë më është dashur pak kohë, diku rreth 3 javë, që të ambientohesha me ato dinamikat e shpejta, një emission live që zgjat 6 orë, apo ka raste edhe 7 orë. Por mendoj që Ori po ia del mirë. Kam besim te Ori në këtë pozicion. Unë mendoj që më shumë se sa kritika, banorët duhet t’i shohin si këshilla.

Si i shikon dinamikat mes vajzave dhe mbi të gjitha Ilnisën, që duket se është kryefjala e këtyre debateve?

Ne në studio i kemi vënë në dukje, jo vetëm Ilnisës por të gjithë banorëve për gjuhën e përdorur. Ne rolin e edukatorëve nuk e bëjmë dot nga studio. Çdo njeri prej tyre është përgjegjës për fjalët që nxjerr nga goja dhe është publiku ai që nëpërmjet votës, në mos sot nesër, vendos që t’i nxjerrë jashtë. Nëse publiku nuk i nxjerr jashtë, do të thotë që ka shumë gjëra të përbashkëta me këto banorë që janë brenda, që janë model i shoqërsië sonë. Vajzat kanë qenë më aktive se sa djemtë, deri më tani. Unë mendoj që sulmet që Ilnisa ka marrë apo ka bërë, po e forcojnë brenda shtëpisë, nuk e dobësojnë. Është i vetmi njeri që nuk rri rehat në asnjë moment, do që të përfshihet gjithandej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE