Jimmy Kimmel mëson shprehjet në gjuhën shqipe së bashku me Dua Lipa në emisionin e tij!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jimmy Kimmel mëson shprehjet në gjuhën shqipe së bashku me Dua Lipa në emisionin e tij!

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e ftuar nga Jimmy Kimmel në emision e tij, folën shqip, duke përmendur dhe shpjeguar disa shprehje tepër të njohura shqiptare. Moderatori u mundua t’i shqiptojë në shqip, edhe pse e kishte të vështirë. Ai e ka nisur me shprehjen frazeologjike  “i ka bërë rrush e kumbulla”, ndërsa Dua Lipa i shpjegon duke i thënë se kjo shprehje përdoret për të treguar që i ka shpenzuar gjithë lekët duke pirë dhe festuar.

E kishte një dërrasë mangët”, “sa për sy e faqe”, “hyp të vrava, zgryp se të vrava”, ishin këto disa nga shprehjet e tjera që Jimmy tha, ndërsa kjo e fundit shkaktoi shumë të qeshura. Dua përmendi edhe shprehjen “kap njërin, mëshoi tjetrit.

Ndërsa në fund të vitit të kaluar, Dua e ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin Late Night, zbuloi të sharën e saj të preferuar në shqip.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE