Tronditet Kurbini, vritet ekonomisti i një firme inertesh/Plagoset pronari!
Ngjarje e rëndë në fshatin Gurëz të Kurbinit. Në rrethana të panjohura, në mjediset e një firme që përpunon inerte u vra me armë zjarri ekonomisti i saj, si dhe u plagos pronari, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Viktimë mbeti shtetasi Selman Mihana 70-vjeç. Ndërkaq, Ardian Gjeloshi, 51-vjeç është nën kujdesin e mjekëve pasi e kanë kapur disa plumba. Sipas njoftimit zyrtar, në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurëz, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.