Arjela Krasniqi: “Do doja shumë që Top Fest të riktheheshe për artistët e rinj”!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arjela Krasniqi: “Do doja shumë që Top Fest të riktheheshe për artistët e rinj”!

Një podcast i ri realizuar nga Jonida Aliçkolli që do të na rizgjojë nostalgjinë, ka nisur në Top Albania Radio. Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, do të vijnë me një stil shumë personal interviste. Për një periudhë kohe ata kanë qenë të famshëm e shumë të dashur nga publiku por kanë zgjedhur të tërhiqen nga karriera e tyre apo edhe daljet në ekran. E ftuar në episodin e katërt të podcast-it “Ku Ke Kumbur” me Jonida Aliçkollin ka qenë Arjela Krasniqi, e cila prej disa kohësh është shkëputur nga industria muzikore, por këngët e saj vazhdojnë ende të dëgjohen.

2003 ka qenë viti i albumit të saj të parë që titullohej “Përse” dhe ky album kishte këngë të cilat ende dëgjohen nga dashamirësit e saj. Një prej tyre ishte “S’të lejoj” me refrenin që këndohej kudo dhe ka qenë një ndër këngët më të dëgjuara. Më pas, ajo bëhet pjesë e “Top Fest 1”, ku Arjela për këtë eksperiencë është shprehur:

Një kujtim shumë i bukur. Nuk e prisja një gjë të tillë të ndodhte. U nis një këngë me shumë dashuri. Dëgjuam për “Top Fest” dhe pse jo të mos merrni pjesë. Kujtimet e mia më të nukura ishin në “Top Fest”. Unë falenderoj pamasë Top Media, Top Channel, Top Albania Radio për suportin që më kanë dhënë ato kohë, sepse për mua ka qenë një trampolinë pjesëmarrja në “Top Fest”. “Top Fest” nuk ishte vetëm për mua, por ishte edhe për shumë këngëtarë që sot janë të njohur dhe i ka dhënë një suport shumë të madh dhe me keqardhje them që më vjen keq që nuk vazhdon akoma si eveniment. Do doja shumë të riktheheshe për artistët e rinj sepse realisht ishte një festival shumë i madh për artistët e rinj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE