Shitet për çmimin marramendës gjysma e katalogut muzikor të Michael Jackson!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shitet për çmimin marramendës gjysma e katalogut muzikor të Michael Jackson!

Gjysma e katalogut muzikor të mbretit të muzikës pop Michael Jackson thuhet se është blerë nga Sony Music Group për të paktën 600 milionë dollarë. Marrëveshja vlerëson muzikën e Michael rreth 1.2 miliardë dollarë, që mund të jetë vlerësimi më i madh ndonjëherë i aseteve muzikore të një muzikanti, sipas Billboard. Marrëveshja do të ishte gjithashtu më e madhja ndonjëherë për punën e një muzikanti të vetëm.

Jackson, i cili u nda nga jeta në vitin 2009, mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar në shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify, ku ai ka mesatarisht 40 milionë dëgjues mujor. Vetëm dy nga hitet e tij të panumërta, “Billie Jean” dhe “Beat It”, janë luajtur secili më shumë se një miliard herë vetëm në Spotify. Rikujtojmë, se filmi biografik i Michael Jackson me regji të Antoine Fuqua do të nisë xhirimet. Për momentin dihen pak detaje rreth filmit.

Personazhi që do të portretizojë mbretin e popit do të jetë Jaafar Jackson, nipi i vetë Michael Jackson. “Është tepër emocionuese të shohësh Jaafar që sillte në jetë Michael. Kishte një lidhje të madhe shpirtërore kur e takova, vura re se ai ka një aftësi të natyrshme për ta imituar atë, si dhe ka një kimi të madhe me kamerën”,-tha regjisori për Variety. Ndërkohë aktorja që do të luajë nënën e Michael Jackson, është Nia Long, e cila ka luajtur në filma të tjerë si “The Best Man”, “Big Momma’s House” dhe “Are We There Yet?”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE