Parashikimi i motit, e enjte, 15 shkurt 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta deri mesatare në veri të vendit deri në orët e mesditës. Më pas pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Mjegull/Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era fiton shpejtësi 10-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
3/18
Diell re
Kukës
3/14
Diell re
Lezhë
4/18
Diell re
Dibër
-1/13
Diell re
Durrës
2/19
Diell
Tiranë
4/20
Diell
Elbasan
3/19
Diell
Berat
2/20
Diell
Vlorë
4/18
Diell
Korçë
0/11
Diell
Gjirokastër
2/19
Diell
Sarandë
7/19
Diell