Ka aftësi të shndërrojë tekstin në imazh, OpenAl prezanton modelin e ri Sora me Inteligjencë Artificiale!

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka aftësi të shndërrojë tekstin në imazh, OpenAl prezanton modelin e ri Sora me Inteligjencë Artificiale!

OpenAl ka prezantuar një model të ri të gjenerimit të videove, të cilin e ka quajtur Sora. Kompania thotë se Sora mund të krijojë skena realiste dhe imagjinare nga tekstet. Tekstet në video i lejojnë përdoruesit të krijojnë video deri në një minutë, e gjitha e bazuar në kërkesat e tyre. Sora është në gjendje të krijojë skena komplekse me karaktere të shumta, lloje specifike të lëvizjeve dhe detaje të sakta të temës dhe sfondit sipas postimit hyrës në blog-un e OpenAl.

Kompania ka vënë në dukje se modeli ka aftësi të kuptojë se si objektet ekzistojnë në botën reale duke interpretuar kështu me saktësi karakteret që shprehin emocione të gjalla. Gjithashtu, modeli mund të gjenerojë video bazuar në një imazh statik, si dhe të plotësojë kornizat që i mungojnë një videoje ekzistuese.

We’re sharing Sora, text-to-video model that creates min long insanely magical scenes https://t.co/PnHvyO6TGd

— Mira Murati (@miramurati) February 15, 2024

Përveç Sora-s, edhe modele si Lumiere dhe kompanitë Runway dhe Pika, kanë shfaqur modele mbresëlënëse të cilat e shndërrojnë tekstin në video. Sora aktualisht është në dispozicion vetëm për “skuadrat e kuqe” të cilat vlerësojnë modelin për dëmet dhe rreziqet e mundshme. Bëhet e ditur se, ashtu si produktet e tjera të Al, kompania do të përballet me pasojat e videove të rreme nga Sora, të cilat do të ngatërrohen me ato të vërtetat.

Rikujtojmë, se OpenAl ka prezantuar aplikacionin GTP Store, ku përdoruesit e ChatGPT mund të blejnë dhe të shesin chatbots të krijuar nga vetë ata. Përmes kësaj mundësie, mund të krijohen dhe të shiten chatbots të personalizuar si për negocimin e pagave, krjimin e planeve mësimore, apo receta të ndryshme. OpenAl ka njoftuar se deri më tani janë krijuar më shumë se 3 milionë versione. Kompania tha se do të nisë programin për ndarjen e të ardhurave, ku krijuesit e chatbots do të paguhen bazuar në angazhimin e përdoruesve të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE