Në dëm të shëndetit mendor…/New York padit TikTok, Facebook dhe YouTube!

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në dëm të shëndetit mendor…/New York padit TikTok, Facebook dhe YouTube!

New York ka paditur TikTok, Facebook dhe YouTube për probleme të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Sipas aktakuzës, Meta, Snap, ByteDance dhe Google kanë ndërtuar dhe tregtuar me vetëdije platformat e tyre për të tërhequr, kapur dhe varur të rinjtë.

Në fillim të këtij muaji, drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët e SHBA. Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë për të mbrojtur fëmijët në internet.  Zuckerberg u kërkoi falje familjeve që thonë se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga rrjetet sociale, gjatë një seance në Senatin amerikan. “Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar, është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”,-u shpreh Zuckerberg.

Meta dhe kompanitë e tjera të mediave sociale, tashmë përballen me qindra padi në SHBA të ngritura nga familje, të rinj e shkolla, të gjitha për ndikimin në shëndetin mendor. Ky shënon veprimin më të madh deri më sot. Vendimi pason një hetim në praktikat e kompanisë në vitin 2021 nga disa prokurorë të shtetit, pasi një denoncuese, Frances Haugen, dëshmoi në SHBA se kompania e dinte që produktet e saj mund të dëmtonin fëmijët. Por, që Instagrami po dëmton shëndetin mendor të të rinjve, u hodh poshtë nga Meta.

Ka studime që sugjerojnë se rritja e ndikimit të Facebook-ut nuk është e lidhur me dëmtimin psikologjik. Por, ka edhe shumë kërkime që zbulojnë se kalimi i periudhave të gjata kohore në mediat sociale mund të ketë ndikim të dëmshëm në shëndetin mendor të të rinjve. Në Mbretërinë e Bashkuar, një mjek që analizoi vdekjen e Molly Russell-it, arriti në përfundimin se nxënësja vdiq ndërsa vuante nga “efektet negative të përmbajtjes në internet”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE