Sulmet kibernetike nga Irani, Blinken bisedë telefonike me Edi Ramën

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmet kibernetike nga Irani, Blinken bisedë telefonike me Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit Antony Blinken në lidhje me sulmet kibernetike. Objektin dhe përfundimet e bisedës i publikoi Ambasada Amerikane në vend, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ambasada shkruan se Blinken dënon sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mes dy vendeve për sigurinë rajonale, si aleate në NATO.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vend. Pas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE