ASAP Rocky jep detaje për albumin e ardhshëm të Rihanna-s!
Së fundmi reperi i njohur ASAP Rocky u pyet për albumin e ardhshëm të partneres së tij, Rihannas. Reperi i “Am I Dreaming” u ndalua nga një fans për një ‘selfie’ dhe pikërisht atëherë dikush në turmën e mbledhur pyeti për albumin e radhës të këngëtares.
Rocky u shpreh se: “Ajo po punon për të”. Ndërkaq, kanë kaluar 8 vjet që kur krijuesja e hitit “Umbrella” publikoi një album, i fundit i saj ishte “Anti” i 2016-ës. Ylli i muzikës pop ka qenë e zënë gjatë viteve me linjën e saj të grimit “Fenty Beauty”, linjën e saj të të brendshmeve “Savage X Fenty” dhe dy fëmijët që ka me reperin Rocky.
Në dhjetor, në një event të organizuar nga Fenty dhe Puma këngëtarja la të kuptohet për një turne të ardhshëm, por tha se nuk do të bënte turne pa muzikë të re. “Ne gjithmonë do të kthehemi në turne. Dua të kthehem në turne kur të ketë muzikë të re, apo jo? Ne tashmë e dimë se çfarë do të jetë”-tha Rihanna për ET në dhjetor.
Ndërkaq, Rihanna ka shprehur së fundmi se e vetmja gjë që nuk mund të bëjë në jetë, të paktën deri tani është një vajzë. 35-vjeçarja, e cila ka djemtë RZA dhe Riot me të dashurin e saj A$AP Rocky, duket se po planifikon të ketë më shumë se dy fëmijë. Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë që ajo nuk mund të bënte, bukuroshja tha për E!News se:
Deri më tani, të kem vajza.